Kosova
Thirrje për krijimin e qeverisë nga Ambasada e Britanisë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë e ka mirëpritur dekretin që sot e bëri presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.
Përmes një komunikate, nga kjo ambasadë shkruajnë se votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment.
“Shpresa dhe dëshira e tyre për ndryshim, e shprehur në mënyrë të qartë më 6 tetor, meriton të respektohet”, thuhet tutje.
Nga Ambasada e Britanisë kanë deklaruar se politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre duhet të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një qeverie që i pasqyron dëshirat e elektoratit.
“Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një qeverie që pasqyron dëshirat e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për përparim të shpejtë në negociata, në një frymë tolerance dhe partneriteti”, bëhet e ditur, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1492937010865385
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike Zvicra përballet me mungesë banesash, qeveria propozon rritjen e fondeve... -
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara













