Lajme
Thirrje për tolerancë ndëretnike në Maqedoni
Tensionet ndëretnike në rritje në Maqedoni.Të hënën në mbrëmje, në Llabunishtë të Strugës, persona të panjohur i vënë flakën një kishe
Por, zjarri ka shkrumbuar vetëm objektet ndihmëse të kishës ortodokse.
Reagimi i shpejt i banorëve ka pamundësuar që flakët të përfshijnë edhe hapësirat e kishës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po punojnë për hetimin e kësaj ngjarjeje që ka ngritur tensionet në këtë rajon me popullatë të përzier etnike.Ngjarja e mbrëmshme në Llabunishtë ndodhi vetëm disa ditë pas protestës së organizuar në Strugë kundër fyerjeve që iu bënë shqiptarëve dhe besimtarëve islamë në Karnavalin e Vevçanit.
Lidhur me këtë rast, është prononcuar edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka dënuar këtë vepër duke kërkuar ndriçimin e plotë të saj ndërsa hedh dyshime mbi autorët e mundshëm.
Ai shtoi se me këtë provokim tentohet të minimizohen provokimet e tmerrshme, siç shprehet ai, në Karnavalin e Vevçanit, një komunë kjo e vogël e rajonit të Strugës, e banuar me popullatë maqedonase dhe e cila çdo vit organizon një karnaval ku përqeshen personalitete të politikës.
Por, këtë vit ka pasur edhe defilime tjera që janë konsideruar si fyese.
Madje, për disa pjesë të këtij manifestimi kishte reaguar edhe Greqia, pasi pjesëmarrësit bartnin në dorë një arkivol me flamurin grek, që nga Athina ishte komentuar si varrosje e shtetit grek.
Por, kryetari i komunës së Strugës beson se këto ngjarje të pahijshme do t’i mbeten të kaluarës dhe do të rikthehet bashkëjetesa e njohur për këtë rajon.Edhe komisioni për marrëdhënie mes bashkësive etnike në Strugë ka kërkuar nga palët që të punojnë në uljen e tensioneve.
Komisioni i ka dënuar të gjitha aktivitetet që janë reflektuar negativisht në bashkëjetesën në komunën e Strugës, përfshirë edhe karnavalin e Vevçanit.
Ndërkohë, zhvillimet në këtë qytet po ndiqen me vëmendje edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Atje të martën kanë qëndruar delegacione të OSBE-së, BE-së dhe të ambasadës së SHBA-së.
Ata kërkojnë nga pushteti të zbardhë të gjitha rastet në Strugë dhe të nxjerrë para drejtësisë autorët e tyre.
“Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë të domosdoshme në çdo shtet,përfshirë këtu edhe Maqedoninë”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










