Lajme
Thuajse gjysma e mjaltit në tregjet evropiane është false, sipas hetimeve të BE-së
Gati gjysma e mjaltit në tregjet e Bashkimit Evropian dyshohet se është false, sipas një hetimi të BE-së.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Zyra Kundër Mashtrimit e Komisionit Evropian (OLAF) dhe Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC), zbuloi mashtrimin masiv dhe se shumë mund të blejnë mjaltë të falsifikuar të etiketuar si autentik, njofton Euronews.
Sipas hetimeve të Komisionit Evropian, janë testuar 320 mostra dhe 147 (46%) e mostrave të mbledhura të importit të mjaltit dyshohet se janë të falsifikuara me shurupe dhe për rrjedhojë në mospërputhje me kërkesat e Direktivës së BE-së për mjaltin.
Dyshohet se mjalti është prerë me shurupe sheqeri të bëra nga orizi, gruri ose panxhari i sheqerit.
Shumica e mjaltit të rremë sillet nga Turqia (93%) dhe Kina (74%).
Të 10 llojet e mjaltit futura përmes Mbretërisë së Bashkuar nuk i kaluan testet dhe u shënuan “jo në përputhje”.
Raporti tregon se mjalti i importuar nga Britania e Madhe kishte një shkallë dyshimi prej 100%, me JRC që sugjeron se mjalti mund të jetë prodhuar në vende të tjera përpara se të përpunohej në Mbretërinë e Bashkuar dhe të rieksportohej në BE.
Kurth mjalti
‘Nga kosheret’ është veprimi i koordinuar i BE-së, i udhëhequr nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (DG SANTE), me autoritetet kombëtare të 18 shteteve që janë pjesë e Rrjetit të Mashtrimit Ushqimor të BE-së, OLAF dhe i Komisionit Evropian Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC).
Vendet pjesëmarrëse ishin: Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Polonia, Rumania, Spanja dhe Suedia, si dhe Norvegjia dhe Zvicra.
133 biznese (70 importues dhe 63 eksportues) u konstatuan të përfshira në ngarkesat me mjaltë të dyshuar si të falsifikuar. 44 operatorë të tjerë janë hetuar deri më sot, thotë OLAF./syri.net
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë














