Lajme
Thüringeni nuk i dëbon refugjatët gjatë dimrit në Ballkan
As ashkalitë dhe egjiptianët nga Kosova, nuk do të kthehen në Kosovë, përkundër mungesës së bazës për azil, ka thënë ministri Geibert
Landi gjerman Türingen gjatë këtij dimri do të përmbahet nga dëbimi i refugjatëve, kryesisht romë dhe sinti, në regjionin e Ballkanit.
Siç ka thënë të enjten në parlamentin e landit ministri i brendshëm Jörg Geibert, as ashkalitë dhe egjiptianët, dy pakica etnike nga Kosova, nuk do të kthehen në Kosovë, përkundër mungesës së bazës për azil.
Ministri ka udhëzuar autoritetet kompetente që dëbimin e të përmendurve ta shtyjnë deri më 31 mars 2013.
Dëbimi gjatë muajve të dimrit i personave që kanë nevojë për mbrojtje do të ishte një veprim i ashpër i panevojshëm, ka shtuar ai.
“Unë me këtë rast e kam fjalën për njerëzit e sëmurë dhe të moshuar si dhe për gratë vetushqyese ose familjet me fëmijë të vegjël”, ka sqaruar Geibert.
Ndërkaq, përjashtohen nga ky lehtësim personat që janë dënuar për ndonjë vepër penale të kryer në Gjermani.
Shtyrjen e dëbimit e kishin kërkuar partitë si Linke, të Gjelbrit dhe FDP, ndërsa me të ishte pajtuar javën e kaluar edhe koalicioni në pushtet CDU/SPD.
Sipas ministrit të brendshëm, në fund të nëntorit në këtë land qëndronin 465 refugjatë nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova, të gjithë nën kërcënimin për t`u dëbuar.
Ai ka shtuar se nga tetori e tutje në shtete e përmendura janë riatdhesuar 40 refugjatë ndërsa 280 të tjerë gjatë po kësaj periudhe janë kthyer vullnetarisht.
Gjysma nga 1600 refugjatët që strehon gjithsej Thüringeni, vjenn nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












