Lajme
Thyejnë lokalin, vjedhin 10 euro
Dy hajnat janë zënë nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar tek gjykatësi i Procedurës Paraprake, i cili i ka dërguar në paraburgim
Dy hajnave nuk iu ka ecur plani siç duhet. Ata kanë thyer me forcë një lokal afarist në Rajonin e Mitrovicë, dhe kanë arritur t’i vjedhin vetëm 10 euro. Pas alarmit të dhënë nga pronari, dy hajnat janë zënë nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar tek Gjykatësi i Procedurës Paraprake, i cili i ka dërguar në paraburgim.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, ndërsa njëri prej tyre ishte i kërkuar nga Gjykata.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që kishin hapur me forcë derën e një lokali afarist dhe nga aty kishin vjedhur 10 €. Njëri nga të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohet ne mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër i arrestuar pasi që ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e Policisë.
Kohën e fundit Policia e Kosovës ka intensifikuar përpjekjet në luftën kundër hajnave.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror














