Lajme
Ticino, regjioni ku jetohet më së gjati në Evropë, pas Madridit
Njerëzit që me jetëgjatësi më të madhe jetojnë në Madrid dhe ata arrijnë mesatarisht deri në moshën 85.5 vjeçare.
Me një jetë mesatare prej 85.2 vjet, kantoni zviceran, Ticino është rajoni me jetëgjatësinë e dytë më të lartë në Evropë. Kështu rezulton nga llogaritja që ka bërë Zyra evropiane e statistikave Eurostat për vitin 2018, shkruan srf.ch.
Njerëzit që me jetëgjatësi më të madhe jetojnë në Madrid dhe ata arrijnë mesatarisht deri në moshën 85.5 vjeçare.
Edhe rajonet tjera të Zvicrës, gjithashtu dallohen me jetëgjatësi shumë të lartë krahasuar me vendet e tjera të Evropës, transmeton albinfo.ch. Kështu, rajoni i Liqenit të Gjenevës me 84.2 vjet jete mesatare, ishte rajoni “më jetëgjatë” zviceran pas Ticinos, i ndjekur nga Cyrihu dhe Zvicra Qendrore me 84 vjet si dhe Zvicra veriperëndimore, me 83.9 vjet.
Ndërsa në Zvicër, marrë si tërësi, jetëgjatësia arrin në 83.8 vjet.
Jetëgjatësia mesatare në shtetet e BE-së, në tërësi është 81 vjet. Kur bëhet fjalë për burrat, italianët kanë perspektivën më të mirë për një jetë të gjatë: Provinca autonome e Trentos kryeson renditjen me 82.7 vjet, madje edhe përpara Madridit, përcjell albinfo.ch. Për gratë, nga ana tjetër, gratë spanjolle kanë jetëgjatësinë më të madhe në Evropë: 88.1 vjet mesatarisht në Madrid dhe 87.3 vjet në Navarre.
Korsika renditet e treta me 87.2 vjet. Gratë në Ticino janë rajoni zviceran i radhitur më së larti, në vendin e 5-të (87.1 vjet).
Në vitin e raportimit, 2018, gratë në Evropë kanë jetuar mesatarisht 5,5 vjet më shumë sesa burrat.
Eurostat ndërkaq raporton për një jetëgjatësi të ulët në Evropën Lindore, transmeton albinfo.ch. Kështu, ndërkohë që banorët e Madridit jetojnë mesatarisht 23.2 vjet pas moshës së pensionit, në Evropën Lindore bëhet fjalë për 17 deri në 18 vjet – me përjashtim të Greqisë, e cila në këtë pikë arrin vlerat e Evropës Qendrore.
Vendi me mesataren më të ulët është rajoni veriperëndimor i Bullgarisë, ku njerëzve u mbetet vetëm një mesatare prej 15.7 vjetësh për të jetuar pas moshës së pensionimit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












