Sport

Tifozët e Lazios kundër Tares

Lazio nuk po kalon momente aspak të mira në Serie A. Së fundi humbi nga Roma 4:1 dhe tifozët janë shumë të irrituar me gjendjen e skuadrës. Ultrasit e klubit janë vënë kundër drejtuesve të klubit, duke përfshirë këtu edhe drejtorin sportiv, Igli Taren. Edhe disa ditë më parë tifozët kishin ndalur Taren, për t’i kërkuar llogari për gjendjen e skuadrës.

Nuk munguan pankartat e shumta, duke akuzuar drejtuesit e klubit se nuk po brengosen aspak dhe faji është i tyre, shkruan albinfo.

Lazio edicionin e kaluar arriti në vendin e tretë, por nuk arriti të hyjë në Ligën e Kampionëve, pasi u mund nga Leverkusen në “play-off”, e xhiron e kaluar u eliminua nga Sparta e Pragës në Ligën e Evropës.

tare