Futboll
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi
Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të kundërshtuar aplikimin e përbashkët mes Shqipërisë e Serbisë për organizimin e Kampionatit Europian të vitit 2027 për U-21.
Ata kanë hedhur bojë të kuqe në hyrje të godinës së federatës, si dhe kanë vendosur në kangjella fotografi-dëshmi të krimeve të ushtrisë serbe në Kosovë, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhet në një postim në Facebook të grupimit të tifozëve.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi, ditë më parë, se Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21.
“FSHF-ja i ka dërguar kërkesën UEFA-s që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni. Por, duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë, të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21”.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris










