Shkurt.ch
Tina Turner bëhet zvicerane edhe “me letra”
Ajo jeton prej 20 vitesh në Zvicër dhe ndjehet e lidhur me këtë vend, ka thënë Turner dhe nga kjo lidhje ka lindur edhe dëshira e saj për tu bërë zvicerane
Ikona e muzikës rok, Tina Turner ka shumë vite që jeton në Zvicër, gjegjësisht në një vilë buzë liqenit të Cyrihut. Por vetëm këto ditë ajo ka fituar ë drejtën për të qenë e barabartë me fqinjët e saj, duke iu njohur shtetësia zvicerane.
Komuna e qytezës Küsnacht në Kantonin e Cyrihut ia ka njohur të drejtën e shtetësisë primadonës së rokut, së paku në nivelin komunal, siç bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga kjo komunë. Tashti janë në radhë kantoni dhe federata për ta thënë fjalën e tyre në mënyrë që Tina Turner edhe formalisht, në mënyrë përfundimtare të legalizojë gjendjen në të cilën praktikisht ndodhet prej vitesh, pra të bëhet shtetase e Zvicrës.
Për më tepër, Turner ka deklaruar për medie të ndryshme se me të marrë shtetësinë e re do të dorëzojë pasaportën amerikane.
Ajo jeton prej 20 vitesh në Zvicër dhe ndjehet e lidhur me këtë vend, ka thënë Turner dhe nga kjo lidhje ka lindur edhe dëshira e saj për tu bërë zvicerane edhe “me letra”.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











