KEYSTONE
Lajme
Tirana përfshihet në protesta të dhunshme
Protestuesit opozitarë me kazma dhe gjësende të forta u munduan ta shembin një bunker të qeverisë, ndërsa pasuan në reagimin e policisë me gaz lotsjellës
Pas protestave të dhunshme në Kosovë, edhe Shqipëria është përfshirë në një valë protestash, të cilat përkundër paralajmërimeve për joviolencë kaluan në dhunë. Ishte opozita shqiptare e drejtuar nga Partia Demokratike që protestoi sot në Tiranë duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e reja të parakohshme.
Protesta u mbajt para objektit të Kryeministrisë shqiptare, ndërsa turma eskaloi në dhunë, para një bunkeri që është ndërtuar nga Ministra e Brendshme, në shenj simbolike për regjimin socialit. Protestuesit me kazma dhe gjësende të forta u munduan ta shembin bunkeri, ndërsa pasuan në reagimin e policisë me gaz lotsjellës.
“Sot nuk kemi kryer vetëm një protestë, nuk kemi shembur simbolet e korrupsionit të qeverisë komuniste që përfaqësonte bunkeri në mes të Tiranës, por edhe i kemi hapur një rrugë tjetër, atë të lirisë, të një qeverisje të re që do të vijë me votën e lirë, të pablerë, të pashitur”, deklaroi para të pranishmëve kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Lideri opozitar e ka cilësuar këtë manifestim si një referendum që do të sjellë largimin e Qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike, që do të pasojë me zgjedhjet.
“Sot në ditën tonë më të bekuar, jemi mbledhur në këtë marshim madhështor proteste, në këtë referendum të qytetarëve të lirë për të kërkuar, për të diktuar me fuqinë e bashkimit të zemrave dhe mendjeve tona, largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeveri teknike që do të bëjë gati zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka thënë Basha.
Qeveria e Edi Ramës dhe Ilir Metës, sipas Bashës, e dogji në 2 vjet mandatin e vet 4-vjeçar. Sipas Bashës, dy janë rrugët që kanë shqiptarët, sipas kreut të opozitës.
“Ose të rrëzojmë qeverinë e fatkeqësisë, ose të pranojmë rrëzimin e Shqipërisë. Ose të reagojmë sot, ose nesër do të jetë vonë. Rrugë të mesme nuk ka! Nuk duhet t’i japim më kohë qeverisë së Edi Ramës me 40 hajdutë. Pritja e mbaroi kohën e saj”, është shprehur kreu i demokratëve.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm e cilësoi madhështor protestën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arben Ristani shkruan se “një popull i tërë në këmbë për të hequr qafe peshën që proteston kundër varfërisë, kundër korrupsionit, kundër krimit në pushtet, kundër cinikut, shpirtziut, të paaftit, të pashpirtit Rama.
“U fsheh biri i atit vrasës, derisa opozita mbylli mitingun dhe nxori kokën të bënte ciu-ciu nga kushedi cili bunker.Ta mësojë mirë shpirtziu cinik se revolta popullore nuk do ndalet derisa ta mbyllë përfundimisht në bunkerin e tij”, shkruan Ristani.
Kundër kësaj proteste të dhunshme ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo pamje e Tiranës është shëmti e trishtueshme, shfaqje e vobektë e politikës së ngjirur.
“Ç’shëmti e trishtueshme të krahasosh protestat e zemrave plot dritë, pasion, qytetari, ironi e humor të 25 vjetëve më parë…Këta janë një tufë të verbërish të cilët shajnë në hava, thyejnë xhama kot më kot, ndezin zjarre kuturu e dëmtojnë qorrazi, pronën publike në mes të bulevardit të Shqipërisë”, konsideron Rama.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana














