Shqipëria
Tirana po ndryshon, italianët të impresionuar
Turistët italianë vlerësuan transformimin që po pëson çdo ditë Tirana, duke theksuar se dallimi me disa vite më parë është shumë i madh
Qyteti i Tiranës është bërë shumë atraktivë për turistët, ku numri i tyre po rritet gjithnjë, sidomos italianë.
Ka nga ata që udhëtojnë në fundjavë drejt Tiranës, për të vizituar kryeqytetin shqiptar, por edhe për të kryer disa shërbime mjekësore, çka është një mundësi e mirë edhe për ekonominë e qytetit.
Një grup turistësh italianë që vijnë shpesh në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbollën edhe disa pemë për gjelbërimin e qytetit, shkruajnë mediat shqiptare.
Veliaj i falënderoi turistët jo vetëm për kontributin që japin në ekonominë e qytetit, por edhe për mbështetjen në mbjelljen e pemëve, përcjell albinfo.ch.
Kryebashkiaku vlerësoi faktin që turistët e huaj zgjedhin Tiranën për të kryer kontrollet e tyre mjekësore, duke krijuar kështu një lloj të veçantë turizmi, si ai mjekësor.
Veliaj theksoi se ky turizëm sjell në qytet njerëz që qëndrojnë disa ditë, të cilat i japin ekonomisë më shumë të ardhura që vijnë nga hoteleria, udhëtimet, vizitat dhe restorantet.
Drejtuesi i klinikës “Viaggiare&Sorridere”, Dritan Gremi u shpreh se numri i qytetarëve të huaj që vizitojnë Tiranën për të marrë shërbime mjekësore po shtohet dita-ditës, duke dhënë një kontribut për zhvillimin e qytetit. “Kemi diku te 100-110 pacientë çdo muaj dhe numri vjen në rritje. Ata flenë në Tiranë, paguajnë një kafe këtu, drekojnë e darkojnë në restorantet e Tiranës, dhe çdokush shpenzon mesatarisht 60-65 euro në ditë. Llogaritë i bëjmë vetë sa ndikojnë në ekonominë e qytetit”, tha Gremi.
Turistët italianë vlerësuan transformimin që po pëson çdo ditë Tirana, duke theksuar se dallimi me disa vite më parë është shumë i madh. Ata u shprehën se shohin një Tiranë ndryshe, më të pastër dhe të përmirësuar nga infrastruktura.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












