Shqipëria
Tirana, qendër atraksioni për turistët nga rajoni dhe Evropa
Që prej janarit, në Shqipëri kanë ardhur 1.4 milionë turistë të huaj dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë vizituar edhe Tiranën
Tirana është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë. Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.
Mirela Koçollari, Drejtoreshë e Turizmit në bashkinë e Tiranës tregon për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se si në një kohë mjaft të shkurtër është dyfishuar numri turistëve në Tiranë.
“Operatorët turistikë në vend e jo vetëm kanë bërë pjesë të agjendës së tyre turistike edhe Tiranën, si një kryeqytet turistik që ofron thuajse të gjitha format e turizmit. Mjafton të ecësh në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do shohësh grupe turistësh gjatë gjithë ditës, por dhe gjatë orëve të natës. Ne kemi dy infopointe në kryeqytet dhe statistikat tona modeste që nuk mbulojnë të gjithë Tiranën, pasi ka disa forma të bërit turizëm të cilat është pak më e vështirë për t’i numëruar, pasi janë turistët e vetorganizuar, por gjithsesi statistikat që kemi tregojnë se ka një dyfishim të turistëve dhe marrin informacion për pikat atraktive në Tiranë, por dhe në të gjithë Shqipërinë. Tirana është futur në radarin e tur-operatorëve të huaj, që e kanë futur Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj në hartat e tyre të atraksioneve turistike”, tha Koçollari.
Sipas saj, “ajo që tërheq më shumë vëmendjen e turistëve është pjesa historisë, e komunizmit, muzetë që janë hapur, Bunk’art 1 dhe 2, “Shtëpia me Gjethe”, përcjell albinfo.ch.
“Gjithashtu Tirana po kthehet edhe në një kryeqytet të gastronomisë, që ka një raport kualitet-çmim që nuk gjendet lehtë në vende të tjera. Kemi kuzhinierë që kanë jetuar e punuar jashtë vendit dhe sjellin eksperiencën e tyre në vendin tonë. Kualiteti është rritur si në shërbim, ashtu dhe në cilësi. Tiranës i janë shtuar atraksionet”, thekson Koçollari.
“Tirana nuk është vetëm kjo, por ka dhe më shumë se kaq. 15 km larg qendrës së Tiranës, arrihen lehtë atraksione kulturore, Kalaja e Petrelës, vendbanime antike, Kalaja e Dorëzit, Mali i Dajtit, lehtësisht i arritshëm, ku ka ushqim të mirë, ka hipizëm, vendpushime me kampera. Baldushku, Peza, Ndroqi, të gjitha këto rrethina që kanë nga një pikë të fortë. Kanionet e Erzenit janë gjithashtu pikë tjetër që frekuentohet shumë, pushuesit e shfrytëzojnë këtë zonë edhe për tu freskuar në ujin e lumit Erzen. Pra në pak kilometra gjen thuajse të gjitha format e turizmit”, tregon Koçollari për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Drejtoresha e Turizmit në bashkinë e Tiranës deklaron se statistikat më të fundit tregojnë se gjatë qershorit në vend kanë ardhur 490 mijë turistë të huaj, të cilët si destinacion të parë kanë pasur Tiranën. Ka një rritje të polakëve, gjermanëve, francezëve dhe spanjollëve. Gjithashtu ka edhe turistë nga SHBA, apo Azia dhe Australia, por kryesojnë evropianët. “Më duhet të them me kënaqësi se turistët nuk janë vetëm nga Evropa, veçanërisht Polonia apo vende të tjera. Kohët e fundit ka një numër shumë të madh të turistëve aziatikë. Kemi japonezë, kinezë dhe disa vende të tjera. Më pak janë nga Shtetet e Bashkuara. Ka dhe statistika të tipit nga Australia, Amerika Latine. Janë të habitshme, por edhe entuziaste për ne, sepse promovimi jonë shkon më tej se Evropa”, tha Koçollari.
Që prej janarit, në Shqipëri kanë ardhur 1.4 milionë turistë të huaj dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë vizituar edhe Tiranën, ku kanë shtuar ditët e qëndrimit në krahasim me vite më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












