Shqipëria
Tiranë, nis Java e Kulturës Austriake
Java e Kulturës Austriake nisi mbrëmjen e djeshme në Tiranë me tinguj muzikorë dhe ekspozitë, përcjell albinfo.at.

Në mbrëmjen e djeshme nën tingujt e muzikës austriake nga grupi “Viech” u çel Java e Kulturës Austriake, e cila vijoi me hapjen e ekspozitës “KIOSKA” nga Robert Pichler.

Java e Kulturës Austriake sjell për publikun shqiptar një sërë aktivitetesh që kremtojnë kulturën, artin, muzikën dhe traditat e këtij vendi mik.

Në programin e kësaj jave përfshihen një sërë aktivitetesh në fusha të ndryshme, si muzikë, teatër, ekspozita pikture dhe shfaqje dokumentarësh.

Në kuadër të Javës së Austrisë, Irrwisch prezanton një shfaqje argëtuese, të bujshme dhe akrobatike “AusTroPop” në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shirokë, e cila u krijua enkas për udhëtimin e tyre në Shqipëri e dikush mund të bëhet kurioz.
Më 20 tetor vjen një kuartet i ri dhe i gjithanshëm që i bën homazh tingullit të saksofonit në një mënyrë muzikore të klasit të lartë dhe emocionues. AUREUM Saxophone shpreh pasionin e tij të pastër për muzikën pa kufizime dhe e përcjell atë tek audienca në një mënyrë frymëzuese.
Kuarteti përbëhet nga katër saksofoniste austriake: Martina Stückler (soprano saksofon), Johannes Weichinger (alto saksofon), Viola Jank (saksofon tenor) dhe Lukas Seifried (saksofon bariton). Ajo që i bashkon katër muzikantët është e njëjta ide e tingullit, pasuria e ideve me të cilat mbushin kompozimet me jetë dhe nxitja për të krijuar një hark muzikor nga e vjetra dhe tradicionalja në moderne.
I frymëzuar nga muzikantët dhe personalitetet artistike Michaela Reingruber, Oto Vrhovnik, Johan van der Linden dhe Gerald Resch, kuarteti krijon programe plot pasion dhe me muzikë nga zhanre të ndryshme.
Në ekspozitën “Pa çadra – pa problem”, Jakob Lechner prezanton punën e krijuar në Shqipëri, Itali dhe Austri.
Këto janë vetëm disa nga shumë aktivitete që sjell Java e Kulturës së Austrisë “Shqipëria mikpret Austrinë”. /ata
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












