Shqipëria
Tiranë: Opozita, në protestë kundër qeverisë Rama
Në Shqipëri opozita nisi pas mesditës protestën e radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca e procesit gjyqësor që do të përcaktojë juridikisht se cilat janë strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike. Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e po ashtu dhe vendimet e dala nga ky Kuvend, i cili shkarkoi të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga zoti Lulzim Basha. Por ndaj këtij vendimi u bë ankimim nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
Qëndrimi i sotëm i Gjykatës do të jetë përcaktues për të qartësuar se cili nga dy grupimet e Partisë Demokratike do të përfaqësohet me siglën e kësaj force politike, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nëse Gjykata nuk do të shprehet sot me vendim, atëherë me gjasë, do të jetë grupimi i udhëhequr nga zoti Alibeaj që do të përfshihet në garën elektorale, si Partia Demokratike, ndërsa zotit Berisha do t’i duhet të gjejë një alternativë tjetër, siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kur kandidatët e tij garuan nën siglat e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” e regjistruar nga LSI dhe Partia Demokristiane. Afati për regjistrimin e forcave politike garuese në zgjedhje skadon më 6 mars.
Zoti Berisha është shprehur se protesta e sotme nuk ka lidhje me procesin në Gjykatën e Apelit, ku sipas tij nuk ka asnjë bazë ligjore për të njohur si palë zotin Alibeaj. Ai ka deklaruar se opozita ka nisur një “revolucion demokratik paqësor” pasi, sipas tij, “nuk ka rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad që përbën rrezik real për çdo shqiptar”.
Edhe ish-presidenti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, u shpreh se zoti Rama “nuk ka më asnjë justifikim, se kush ia ka fajin për këtë shkatërrim që i bëri shtetit, për këtë shkatërrim që i bëri shoqërisë sonë, për këtë shkatërrim që u bëri shumë familjeve shqiptare, me plagët më të rënda sociale… Ndaj të gjithë së bashku të vazhdojmë në rrugën tonë, protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta”, u shpreh ai./VOA
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











