Kosova
TKK-ja thotë se po keqpërdoret vepra artistike ‘Si ta vrasim Presidentin’
Drejtuesit e Teatrit Kombëtar të Kosovës thonë se janë të shqetësimin për keqpërdorimin që i është bërë emrit të TKK-së dhe veprës artistike “Si ta vrasim Presidentin”.
Në reagim thuhet se një veprim i tillë është thellësisht i pamoralshëm dhe shpreh një mosrespekt flagrant për artin, për teatrin si koncept dhe keqpërdorim vlerës artistike e kulturore, përcjell albinfo.ch.
Teatri nuk ka të drejtë dhe nuk merret me asnjë agjendë apo përplasje politike. TKK-ja kërkon nga partitë politike të respektojnë autoritetin e teatrit.
“E ndjejmë obligim të sqarojmë se shfaqja e emërtuar në atë mënyrë siç i është ndërruar koncepti dhe qëllimi, ka si teme zhvillimet globale. Shfaqja ka të bëjë me perceptimet për Fuqitë e Mëdha botërore, siç janë Amerika, Rusia, nga vendet e vogla në zhvillim dhe në këto raste, vendet e vogla akuzojnë presidentin amerikan dhe Amerikën në përgjithësi për çfarë ndodh në ato vende. Në shfaqje flitet për Presidentin amerikan, ndikimet gjeopolitike dhe ngjarja ndodhe diku në Evropë”, theksohet në reagim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













