Kosova
Toleranca fetare te shqiptarët dëshmohet edhe te avokatët në Kosovë
Tolerancën fetare dhe bashkëpunimin në mes feve e shkëlqyer në Kosovë e tregon edhe rasti i avokatëve Nora Veliu dhe Arianit Koci.
Veliu me përkatësi myslimane dhe Koci me katolike thonë se s’kanë pasur kurrë asnjë koment negativ, pos që ndonjëherë kanë hasur në habi te të tjerët.
Sipas Veliut, klientët e saj kur e kanë parë për herë të parë e kanë shikuar atë me befasi.
Mirëpo, sipas saj ende duhet kohë që njerëzit të fillojnë të besojnë se gratë që bartin mbulesën nuk janë vetëm fetare, por ato kanë edhe profesionet e tyre që munden t’i ushtrojnë pa asnjë pengesë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Ne kemi shumë çka të bisedojmë. Unë si fëmijë i martesës së përzier babanë e kam katolin, nënën myslimane. Bisedojmë për Kuranin, bisedojmë për Biblën. Nora në baza ditore e lexon edhe Biblën edhe Kuranin. Kështu që kemi shumë çka që të bisedojmë, por të shumtën e herëve bisedojmë për profesionin”, thotë Koci, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/173305166588874/
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it









