Kultura
Tony Dovolani, ylli shqiptar i vallëzimit që ndriçon në Amerikë
Ylli botëror i vallëzimit, shqiptari Dritan (Tony) Dovolani vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij në spektaklin e vallëzimit “Dancing with the Stars” në Amerikë.
Fituesi i dishershëm i çmimeve më kryesore të vallëzimit në botë, është i pranishëm edhe në edicionin e 21 të njërit nga spektaklet më të njohura televizive në Amerikë, “Dancing with the Stars” (“Vallëzimi me yje”).
Tony është shqiptari që ka mahnitur opinionin amerikan me talentin e tij. Si gjithmonë, që për partnere ka një yll të njohur në Amerikë, edhe në edicionin e ri që sapo ka filluar ai do të jetë përkrah një personaliteti të njohur televizive siç është Kim Zolciak – Biermann, raporton “albinfo.ch”.
Mediet amerikane e kanë vlerësuar angazhimin e dyshes në paraqitjet e tyre, duke i konsideruar si pretendentë kryesorë edhe për çmimin e parë.
“Kim është e shkëlqyeshme. Është kënaqësi të punosh me të”, ka thënë Tony për partneren e tij në këtë edicion, transmeton “albinfo.ch”.
Spektakli “Dancing with the Stars” transmetohet në një ndër kanalet më të shikueshme televizive “ABC TV”.
Vitin e kaluar Tony së bashku me partneren e tij Suzanne Somers u eliminua në javën e pestë të garës.
Tony, gjithashtu ka qenë pjesë e filmit “Shall We Dance” ku ka pasur rolin e mësuesit të vallëzimit të aktores dhe këngëtares Jennifer Lopez.
Dritan Dovolani është nga Dibra dhe që nga mosha 14 vjeçare jeton në Amerikë. Ai është një nga figurat më njohura artistike të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Është i martuar me Lina Dovolanin dhe kanë tre fëmijë: Luanën, Arianen dhe Adrianin.
https://www.youtube.com/watch?t=3&v=oKOMFX_FKhU
E-Diaspora
-
Zvicër
AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen Shoqeria Kulturoartistike AlbaKult në Zvicër, bashkë me përfaqësues institucionalë nga Kosova dhe autoritetet vendase zvicerane i... -
Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar -
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë -
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër
Jeta në Zvicër
-
Marrëveshjet kolektive mund të kenë përparësi mbi pagat minimale kantonale Komisioni Ekonomik i Këshillit të Shteteve ka propozuar që pagat minimale të përcaktuara në marrëveshje kolektive... -
Rriten rastet e helmimeve në Zvicër, paralajmërohen prindërit dhe profesionistët mjekësorë -
Gjykata urdhëron qeverinë zvicerane të publikojë kontratat për vaksinat Covid -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana kthehen në Zvicër për rehabilitim -
Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër













