Lajme
Topi: Kosova, realitet që duhet pranuar
Topi këto komente i ka bërë në samitin e "Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore" (SEECP)
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar se “Kosova është shtet i ri, një realitet i ri, i cili duhet pranuar dhe mbështetur në të gjitha nismat dhe forumet ndërshtetërore në rajon dhe më gjerë”.
Topi këto komente i ka bërë në samitin e “Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore” (SEECP), punimet e të cilit po zhvillohen në Cetinje të Malit të Zi.
“Cilido qëndrim refuzues, sidomos në nismat e përbashkëta rajonale, rrezikon parimet tona të bashkëpunimit”, ka thënë presidenti shqiptar.
Në këtë samit po marrin pjesë presidentët e shteteve anëtare të SEECP-së, Mali Zi, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Moldavia.
Kosova nuk është e përfaqësuar, meqë nuk është anëtare
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










