Tortë në fytyrë deputetit Freysiniger
Sulmi ndodhi në Gjenevë, pasi që debati kishte përfunduar, kur një studentët i hodhi politikanit një tortë në fytyrë
Deputeti i parlamentit Nacional të Zvicrës nga radhët e SVP-UDC-së, Oscar Freysiniger ka qenë dje në Gjenevë cak i një sulmi me tortë në fytyrë. Politikani i njohur nga Valisi po merrte pjesë në një podium të organizuar nga dega e SVP-UDC-së në Gjenevë , në shenjë të dhjetëvjetorit të sulmeve terroriste të Nju Jorkut.
Përveç tij në debat merrte pjesë edhe drejtori i Institutit Islamik në Gjenevë Hani Ramdani.
Motoja e podiumit që po mbahej në ambientet e universitetit Dufour ishte “A ka filluar më 11 shtator 2001 Lufta e Tretë Botërore?”
Debati në mes të dy pjesëmarrësve rodhi brenda suazave normale: Freysiniger kritikonte sheriatin dhe fliste për ekspansionin e islamit në shoqëritë evropiane ndërsa Ramdani dënonte këndvështrimin paushall të SVP-së mbi islamin dhe fliste për shumëllojshmërinë e interpretimeve të islamit.
Ndërsa sulmi ndodhi pasi që debati kishte përfunduar, shkruan tages anzeiger.ch dhe gazetat tjera zvicerane. Një nga studentët e pranishëm nga mbrapa i hodhi politikanit kontrovers një tortë në fytyrë. Ai pastaj u kap nga sigurimi dhe u nxor nga salla.
Freysiniger ka dënuar aktin dhe ka thënë se kjo gjë i ka ndodhur për herë të parë në jetë. Por, ka shtuar ai, akte të tilla nuk e frikësojnë atë për të përfaqësuar orientimin politik që ka zgjedhur. Më vonë, disa gazeta kanë shkruar se objekti me të cilin është gjuajtur Freysiniger nuk ka qenë tortë por shkumë për rroje. Sipas tyre, kjo i ka shkaktuar djegie të syve gjatë gjithë natës së mbrëmshme.
Megjithatë Freysiniger citohet të ketë thënë: “Edhe hedhja e tortës në fytyrë përkon me demokracinë…”
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër Qirinjtë, gatimi dhe fishekzjarrët i bëjnë festat festive, por edhe më të rrezikshme, paralajmëron siguruesi zviceran... -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau











