Autotech
Toyota s’prodhon më vetura dizel
Toyota ka pasur përfitime të mëdha në tregun e automobilave hibridë me benzinë dhe rrymë dhe ka vendosur që të mos sjellë më kurrë vetura dizel.
Teksa gjiganti japonez do të vazhdojë të ofrojë motorë dizelë edhe në disa modele, autoprodhuesi ka arritur në një pikë ku thotë se do të përdorë teknologjinë para materialit djegës. Shumicën e modeleve dizel, Toyota i blen nga BMW-ja.
Zëvendëspresidenti i Toyotas, Didier Leroy, ka thënë se ai beson që firma nuk do të sjellë më modele dizel, shkruan Albinfo.ch.
“Opinioni im personal – dhe mbetet mendimi im – është që jo, nuk do të lansojmë më modele dizel. Sigurisht, ne mendojmë për periudha më të largëta”, ka thënë ai në panairin e Tokios.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










