Lajme
Trafiku ajror, me rimëkëmbje të ngadaltë gjatë vitit 2021
Kontrolluesit europianë të trafikut ajror po parashikojnë një rimëkëmbje të ngadaltë nga pandemia e COVID-19 në sektorin e aviacionit këtë vit, sipas një analize të botuar sot në Bruksel.
Organizata Europiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) parashikon fluturime dhe pasagjerë në vetëm 51 % të niveleve të parakrizës, pas anulimit të rreth 6,1 milionë fluturimeve dhe humbjes së 1,7 miliardë pasagjerëve vitin e kaluar.
“Ne jemi të sigurt se rimëkëmbja do të fillojë të forcohet më 2021, ndërsa vaksina përhapet në gjithë globin”, tha organizata, raporton DPA, përcjell Albinfo.ch.
“Sidoqoftë, është e qartë se i gjithë sektori i aviacionit do të vazhdojë të ketë nevojë për mbështetje financiare në vitet në vazhdim”, shtoi drejtori i përgjithshëm i EUROCONTROL, Eamonn Brennan.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












