Lajme
Trafiku i ngarkuar i përqendruar në qytetet kryesore të Zvicrës
Ngarkesa e trafikut në Zvicër: Qytetet kryesore në qendër të sfidave
Raporti i ETH-së për zhvillimin e infrastrukturës së transportit në Zvicër propozon që në 20 vitet e ardhshme të përqendrohen investimet në projekte kyçe të mëdha. Ky plan ka shkaktuar reagime të ndryshme në kantonet dhe qytetet kryesore, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicrën Qendrore, projekti i stacionit kalimtar në Luzern dhe tuneli Zimmerberg 2 kanë marrë vlerësim të lartë, duke gëzuar politikën lokale. Po ashtu, tuneli i tretë në Rosenbergtunnel në St. Gallen konsiderohet i domosdoshëm për të shmangur kolapsin e trafikut.
Nga ana tjetër, në Bernë dhe Basel ka zhgënjim, pasi disa projekte të rëndësishme si Bypass Bern Ost dhe stacioni i thellë në Basel janë shtyrë, duke shqetësuar autoritetet lokale për ndikimin në zhvillimin urban dhe ekonomik.
Qyteti i Winterthur paralajmëron për pasojat negative të mungesës së investimeve në zgjerimin e autostradës A1 pranë Zürichut.
https://www.20min.ch/video/china-millionen-reisende-stehen-nach-ferienende-im-stau-103431188
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua











