Lajme
Tragjedi në minierën e Pogradecit
Pesë të rinjtë, të gjithë nga e njëjta familje, kishin hyrë në minierën e Dardhas për të mbledhur skrap (hekur), por nga lëshimi i gazrave kishin mbetur të vdekur brenda galerive
Pesë djem të rinj, nga fshati Dardhë i Komunës së Pogradecit kanë humbur jetën tragjikisht në minierën e këtij fshati. Të rinjtë, të gjithë nga e njëjta familje, kishin hyrë në minierën për të mbledhur hekur për skrap, por nga lëshimi i gazrave kishin mbetur brenda.
Viktimat janë tre vëllezërit Edison, Ledjon dhe Nertil Hamolli, përkatësisht 23, 24 dhe 25 vjeç. Gjithashtu në këtë tragjedi kanë humbur jetën edhe dy vëllezërit Sazan dhe Arjan Hamolli kushërinj me tre vëllezërit e parët.
Sipas medieve shqiptare, të rinjtë ishin futur në minierë për të nxjerrë skrap. Ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes së tyre është bërë një gjenerator me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit i ka asfiksuar të rinjtë.
Policia dhe shtabi i emergjencave ka mbërritur në vendngjarje. Ndërsa grupi i kërkim-shpëtimit tashmë ka nxjerr viktimat e para, vëllezërit Edisonit dhe Nertil Hamollit, 23 dhe 25 vjeç.
Galeritë e minierës janë të gjata 300 metrash, prandaj siç raportohet, nxjerrja e trupave është bërë e vështirë jo për shkak të thellësisë, por për shkak të pranisë së madhe të gazit.
Ndryshe, nxjerrja e hekurit për skrap, siç raporton BW, ka mbetur si e vetmja alternativë për të siguruar jetesën e disa prej banorëve të këtyre fshatrave. Galeritë e minierës së Dardhas në Pogradec, për pak sa nuk i kushtuan me jetë edhe një 24 vjeçari tjetër.
Ardian Hamolli mbeti i bllokuar për afro 12 orë në minierën për shkak të rrëshqitjeve të gurëve në zonën ku ai gërmonte. Moskthimi i tij në shtëpi ka alarmuar familjarët të cilët lajmëruan policinë. Kjo e fundit së bashku me forcat e kërkim-shpëtimit nisën operacionin për nxjerrjen e të riut nga miniera.
Ministria e Energjetikës dhe Industrisë ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Dardhas. Në një njoftim për shtyp nga ky dikaster bëhet e ditur se miniera e Pogradecit është jashtë funksionit prej 20 vitesh.
Komuna e Dardhas ka marrë përsipër shpenzimet për varrimit, ndërkaq u ka bërë thirrje autoriteteve që të mbyllen minierat. “Mbyllni minierat përndryshe tragjeditë do të përsëriten”, thuhet në kërkesën e tyre.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












