Lajme
Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani: Nëna intervistohet për herë të parë
Marrja në pyetje ishte vetëm e shkurtër dhe do të vazhdojë
Nëna e dy djemve nga Glinde pranë Hamburgut në Schleswig-Holstein, të cilët u qëlluan nga babai, u mor në pyetje për herë të parë për ngjarjen.
Marrja në pyetje ishte vetëm e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck. Fillimisht ajo nuk dha asnjë informacion për përmbajtjen, shkruan RTL, transmeton albinfo.ch.
Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë dhe më pas është plagosur për vdekje me armë. Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos përkohësisht në koma artificiale, transmeton tutje albinfo.ch.
Në total, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë, siç tregojnë provat e hetimit mjeko-ligjor. Rendi i të shtënave është ende nën hetim. Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte leje armësh. Motivi i burrit është ende i paqartë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











