Shqipëria
Tragjedia në Shkodër, nëna dhe fëmijët varrosen ndaras
Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte
Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen.
Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz.
39 vjeçarja Alma Arrazi e cila u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit u varros në qytetin e Durrësit, aty ku prehet nëna e saj.
Mes lotësh dhe dhimbjes ceremonia mortore për Alma Arrazin u zhvillua në orën 12:00 në Durrës, ndërsa homazhet për të u mbajtën në Kamëz. Për ta përcjellë në banesën e fundit, të pranishëm ishin pak njerëz, ndërsa familja e saj, babai, motra dhe vëllai ishin aty, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Kurse 3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës pranë familjes së të atit shumë kilometër larg nga nëna e tyre. Ceremonia mortore për to u zhvillua në të njëjtën orë me Almën, ndërsa Erdgys Arrazit, i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk iu aprovua kërkesa që të marrë pjesë në funeralin e vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.
Prokuroria e Shkodrës dha aprovim për kërkesën e Arrazit, ndërkohë që policia e Shkodrës dhe Drejtoria e Burgjeve e kanë refuzuar. Arrazi nuk u lejua as në ceremoninë mortore të vajzës 9-vjeçare që u zhvillua dy ditë më parë.
39-vjeçarja u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët mbrëmjen e 2 Majit. Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët.
Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes është bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi u la pas hekurave një ditë më parë nga Gjykata e Shkodrës ku para togave të zeza, u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












