Sport

Transferim: Valon Behrami i bashkohet Napolit

Futbollisti ndërkombëtar, Valon Behrami, (27 vjet) ndërron klubin. Ai lë Fiorentinën, ku luajti që nga janari 2011, për Napoli, me një kontratë të rëndësishme pesëvjeçare.

Behrami ka kaluar vizitën tradicionale mjekësore dhe do të paraqitet zyrtarisht të martën. Por transferimi veçse është bërë. Traineri Walter Mazzarri napolitan nuk ka kursyer asnjë lavdërim për rekrutin e tij të ri. “Edhe në kohë të vështira ai kurrë nuk hoqi dorë. Ai mund të përdoret në role të ndryshme dhe do të forcojë bazën për ekipin”, ka thënë trajneri për mediat italiane.

Në Napoli Behrami do të gjejë kolegët e tij Gökhan Inler dhe Blerim Xhemalin.