Shkurt.ch
Trasohet rruga për bashkimin e “dy Bazelëve”
Parlamenti i kantonit Basel-Landschaft ka votuar në favor të fuzionimit. Me vendimin e marrë parashihet ngritja e një këshilli të përbashkët kushtetues të të dy kantoneve
Plani për bashkimin e “dy Bazelëve” ose dy kantoneve: Basel-Stadt dhe Basel-Landschaft vazhdon të preokupojë politikanët e dy entiteteve të përmendura. Kështu, në vjeshtën që vjen, respektivisht më 28 shtator, pritet që qytetarët me të drejtë vote të të dy kantoneve të votojnë në referendumin me të cilin do të vendoset nëse do të ketë një procedurë për fuzionimin e tyre ose jo.
Parlamenti i kantonit Basel-Landschaft tashmë ka votuar në favor të këtij fuzionimi. 47 vota kanë qenë pro dhe 40 kundër. Me vendimin e marrë parashihet ngritja e një këshilli të përbashkët kushtetues të të dy kantoneve. Më 26 qershor edhe Parlamenti i kantonit Basel-Stadt do ta japë fjalën e tij lidhur me këtë çështje.
Në debatin e zhvilluar në parlamentin Basel-Landschaft, partitë SVP dhe FDP janë shprehur kundër fuzionimit ndërsa partitë tjera kanë kërkuar që për këtë të pyetet populli.
Ndërsa në maj, parlamenti i kantonit Basel-Stadt kishte përshëndetur leximin e parë të dy propozimligjeve lidhur me fuzionimin, shkruan tageswoche.ch
Ngritja e këshillit kushtetues do të ishte hapi i parë drejt bashkimit të kantoneve. Hapi vendimtar pastaj do të jetë një referendum i dy kantoneve, në të cilin qytetarët do të vendosin për ose kundër bashkimit.
Një iniciativë për bashkim, e lansuar vitin e kaluar, me moton “Ein Basel”, ishte hedhur poshtë nga parlamentet e kantoneve përkatëse.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











