Maqedonia
Tetova në zi, varrosi sot nënën me katër fëmijët e saj
Për këtë tragjedi që mbuloi Tetovën dhe gjithë Maqedoninë, komuna në Tetovë shpalli tri ditë zie
Mijëra qytetarë të ardhur nga të gjitha viset e Maqedonisë morën pjesë në varrimin e pesë viktimave të familjes Zylbehari nga Tetova të cilat vdiqën pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët. Për këtë tragjedi që mbuloi Tetovën dhe gjithë Maqedoninë, komuna në Tetovë shpalli tri ditë zie. Kjo ishte vdekja më e rëndë në këtë rajon në dekadat e fundit, pasi në zjarr u dogj nëna 39 vjeçare me katër fëmijët e saj nga mosha 6 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.
Ndryshe, dot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit i lindur në vitin 1940. Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër që sipas pronarit, i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj.
Zjarri është vënë nën kontroll nga ana e zjarrfikësve. Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.
Në seancën e sotme të këshillit komunal të Tetovës u mor vendim që familjes Zulbehari, t’i ndahet edhe një ndihmë financiare prej 2 milion denarësh, si dhe ndihmë për rikthimin e shtëpisë në gjendjen e mëparshme.
“Dua të shpreh ngushëllimin tim familjeve që përveç shtëpive, në këtë tragjedi humbën edhe të afërmit e tyre. Në emër të institucionit komunë ju siguroj që kemi bë dhe do bëjmë edhe më tutje më të mirën për qytetarët tanë, shtëpitë do t`i ndërtojmë por nuk do i kthejmë në jetë zemra që pafundësisht kërkojnë njëra tjetrën”, deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Edhe Qeveria, ka marrë vendim për ndarjen e 300 mijë denarë në adresë të familjes së viktimave, njofton alsatM.
Prokuroria e Maqedonisë ende nuk ka dalë me të dhëna lidhur me arsyet e shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e familjes Zulbehari, ndërkohë që vazhdojnë dyshimet se, i njëjti mund të jetë përhapur nga koftori. Raport nuk ka as nga ekspertiza mjekoligjore, e cila duhet që të precizoje nëse në fillim ka ndodhur asfiksimi i pesë viktimave, apo kanë humbur jetën nga rënia e kulmit të djegur mbi ta.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive










