Lajme
Tre kosovarë nga Zvicra kandidohen për zgjedhjet e 12 dhjetorit
Agjencia e lajmeve të Zvicrës (SDA-ATS) nofton se përveç afaristit tashmë të njohur, Behgjet Pacolli, dy kosovarë tjerë, respektivisht nga Berni dhe nga Schaffhouseni, do të kandidohen për zgjedhjet e të dieles në Kosovë.
Sipas agjencisë në fjalë, Behgjet Pacolli, i cili gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2007 synonte postin e kryeministrit, tani ka për objektiv marrjen e presidencës së Kosovës.
Sa i përket dy kandidatëve tjerë, për Lidhjen Demokratike të Dardanisë do të prezantohet zonja Zize Pepshi, e cila në vitin 2009 u zgjodh kryetare e degës së kësaj partie në Zvicër. Nga ana tjetër, Faton Tapolli, me vendbanim në Schafhousen dhe me shtetësi të dyfishtë, do të paraqitet për formacionin “Vetëvendosje”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar













