E-Diaspora
Tre shqiptarë kapen ‘pa letra’ në Gjermani
Të tre shqiptarët janë kthyer mbrapsht, derisa nuk kishin dokumentet e nevojshme për të qëndruar në Gjermani
Policia federale gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar dhjetë persona të cilët nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes. Madje, shtatë prej tyre kishin dokumente të falsifikuara, shkruan ‘vol.at’.
Kontrollet në zonën kufitare Gjermani-Austri janë shpeshtuar, kurse shumë emigrantë tentojnë të kalojnë në mënyrë ilegale ose që nuk kanë dokumentet e nevojshme, përcjell albinfo.ch. Në mesin e emigrantëve janë nga Somalia, Nigeria e Afganistani.
Operacioni i fundit ishte kryer të shtunën, kurse një ditë më parë gjatë një kontrolli ishin ndalur gjashtë afrikanë dhe tre shqiptarë. Të gjithë nuk kishin dokumentet e nevojshme.
Pjesa më e madhe e tyre dëshiron mbrojtje ose azil në Republikën Federale, megjithatë, të gjithë duhet të largoheshin nga shteti gjerman.
Fundjavën e kaluar rreth 170 hyrje të paligjshme janë regjistruar në pjesën jugore të zonës kufitare Gjermani-Austri.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












