Shkurt.ch
Tre studentë shqiptarë, burg shumëvjeçar për tregti me kokainë
Tre studentë shqiptarë janë dënuar nga Gjykata e Luganos për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike. Ata kanë marrë dënime të rënda: 9, 7 dhe 6 vjet burg
Gjykata në Lugano u ka shqiptuar të hënën tre shqiptarëve të moshës 24 deri 31 vjeçare dënime nga gjashtë deri 9 vjet heqje lirie. Është konstatuar se ata kishin trafikuar në mënyrë të përsëritur kokainë nga Holanda përmes Tesinës (Zvicër) për në Milano, Itali.
Kjo treshe, detyrën pë të kryer këtë transport e ka marrë nga një organizatë kriminale e cila paguante 5000 euro për një udhëtim të tillë, shkruan agjencia e lajmeve e Zvicrës sda.
Tre personat kishin rënë në rrjetin e policisë në dy transportimet e fundit të drogës, të kryera në muajin prill. Njëri prej tyre është arrestuar në Stabio ndërsa provonte me makinën e tij të kalonte kufirin për në Itali, transmeton albinfo.ch. Makina luksoze ishte «e mbushur përplot me kokainë jashtëzakonisht të pastër»është shprehur prokurori publik Antonio Perugini.
Ndërkaq dy të tjerët janë kapur pasi kanë dalë nga tuneli Gotthard, rrugës për në Itali. Nga gjithsej 107 kilogramët e kokainës që i ka trafikuar treshja, rreth 70 kilogramë janë shitur në Milano.
Prokurori kishte kërkuar për të tre të rinjtë dënime me burg nga 11 vjet e gjysmë për secilin. Duke e cilësuar rastin si njërin ndër më te rëndët në Tesinë, ai kishte vlerësuar se delikti i kryer ka qenë shumë i rëndë.
Pasi që të tre shqiptarët kanë treguar pendim për punën e bërë dhe kanë bashkëpunuar me autoritetet, gjykata ua ka ulur dënimet. Njëri nga ta, më i vjetri, është dënuar me 9 vjet burg, dy të tjerët me nga 6 gjegjësisht 7 vjet burg.
Edhe pas përfundimit të gjykimit, mbetet e panjohur organizata që i ka angazhuar ata me transport të kokainës.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













