Lajme
Tre të lënduar në Gjermani, pasi autobusi del nga rruga
Raportohet se dje ka ndodhur një aksident jo i zakonshëm në Gjermani, kur një autobus ka përfunduar duke u përplasur me një shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vendbanimin gjerman në Castrop-Rauxel (NRW).
Thuhet se shoferi i autobusit dhe pasagjeri i tij kanë mbetur të lënduar rëndë dhe janë dërguar në spital, njoftoi policia në mbrëmje.
I lënduar lehtë ka mbetur edhe banori i shtëpisë, në të cilën u përplas autobusi.
Nga përplasja është dëmtuar rëndë autobusi, si dhe shtëpia.
Madje, sipas vlerësimeve të para të zjarrfikësve, shtëpia rrezikohet nga shembja.
Është ende e paqartë pse autobusi ka humbur kontrollin.
Ai thuhet se ka dalë nga rruga, ka goditur disa automjete të parkuara në anë të rrugës dhe ka përfunduar duke u përplasur me një shtëpi.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












