Shkurt.ch
Tre veta humbin jetën nga zjarri
Në shtëpinë e kapluar nga zjarri në Uebeschi të Thinit jetonin një çift plak dhe një nip i tyre, kështu që besohet se të vdekurit janë pikërisht ata
Një zjarr që ka shpërthyer në një pleme në fshatin Uebeschi të Thunit, kantoni i Bernës, u ka marrë jetë ntre personave. Siç bën të ditur policia, kjo tragjedi ka ndodhur në natën në mes të të mërkurës dhe të enjtes, me ç`rast janë djegur në tërësi si plemja ashtu edhe shtëpia afër saj.
Policia është alarmuar rreth orës 3 të mëngjesit. Ndërsa kur zjarrfikësit kanë mbërritur në shtëpinë e goditur nga zjarri, kanë gjetur çdo gjë tashmë të djegur, si shtëpinë ashtu edhe objektet përcjellëse të saj.
Për shkak të sanës që ishte e magazinuar në pleme, shuarja e zjarrit paraqitej shumë e vështirë për ekipin zjarrfikës. 60 zjarrfikës kishin ardhur për të shuar zjarrin dhe shpëtuar viktimat. Por, për tre veta që ndodheshin në atë shtëpi, ndërhyrja ishte e vonuar, ata kanë humbur jetën nga zjarri.
Në atë shtëpi jetonin një çift plak dhe një nip i tyre, kështu që besohet se të vdekurit janë pikërisht ata. Një grua, e cila ishte mysafire në shtëpi, ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është liruar shpejt nga spitali, ka njoftuar policia kantonale.
(Albino.ch&sda)
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












