Shqipëria
Tre zjarrfikës shqiptarë nga Zvicra, dy ditë vullnetarë në Durrës
Punuan prej orës 8:30 në mëngjes deri në 1:30 pas mesnate 2 ditë rresht dhe, pasi mbaruan punë kur doli viktima, u larguan, krenarë që dhanë kontributin e tyre
Këto ditë dramatike që kaloi dhe po kalon Shqipëria, mediat ishin përplot me shembuj ndihme e sakrifice të shumë njerëzve fisnikë, shqiptarë dhe të huaj që rrezikuan dhe jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish nga rrënojat.
Ndër personazhet e tillë janë edhe tre burra të rinj, shqiptarë nga Zvicra që kishin shkuar vullnetarisht në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit në atdheun e tyre.
Ja se çfarë shkruan njëri prej tyre, Arsim Tairi, në një tekst të përpiluar për albinfo.ch.
Ishte dita e Festë Kombëtare, 28 Nëntori, dhe këta djem: Arsim Tairi, 39 vjeç nga Gostivari që jeton në Thurgau, Blerim Musolli, 28 vjeç, nga Kosova që jeton në Baselland dhe Dardan Ferizi, 28 vjeç, nga Kosova që jeton në Aargau, u organizuan dhe erdhën vullnetarë me veshjet dhe veglat e tyre, me shpenzimet e tyre për të dhënë kontributin e tyre profesional. Ata u angazhuan në nxjerrjen e viktimave nga rrënojat e hotel MiraMare.
Punuan prej orës 8:30 në mëngjes deri në 1:30 pas mesnate 2 ditë rresht, dhe pasi mbaruan punë kur doli viktima, u larguan, krenarë që dhanë kontributin e tyre në këtë situatë tejet të vështirë për vendin tonë.
“Para largimit, si koordinator që mbuloja zviceranët, dhe koordinova dhe aktivitetin e tyre, më kërkuan të bënim foto, ditën e Festës Kombëtare, në qendër të Durrësit të dëmtuar, me flamurin në sfond. Do t`u jemi përjetë mirënjohës këtyre djemve”, ka shkruar oficeri dhe koordinatori në Durrës, Festim Alimadhi.
Kush jan këta 3 djem dhe çfarë i lidh ata me punën e kërkim-shpëtimit?: Arsim Tairi 39 vjet, vjen nga Gostivari, i martuar dhe ka 2 fmijë, dhe është vullnetar te njësitet zjarrfikëse, oficer i lartë që prej 20 vjetësh në Münsterlingen Thurgau.
Blerim Musolli, 28 vjet, vjen nga komuna e Shtimes, i martuar dhe ka 1 fëmijë. Edhe ai është vullnetar te zjarrfikësit kreu i grupit superior që 7 vjet në Liesberg Baselland.
Dardan Farizi, 28 vjet, vjen nga komuna e Ferizajt, i martuar dhe ka 1 fëmijë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











