Trefishohet numri i shefave gjermanë në Zvicër
Mbi 50 mijë shtetas gjermanë kryejnë funksionin e shefit në ndonjë firmë zvicerane. Në vitin 2002 ishin 16271 të tillë
Çështja e “vërshimit” të gjermanëve në Zvicër, të cilën e pati problematizuar javën e kaluar politikania e SVP-UDC-së Nathalie Ricklin, me gjithë kundërshtimet e ashpra të fillimit, po vazhdon të pasqyrohet në shtypin zviceran.
Kështu, sipas një studimi të kryer nga shërbimet ekonomike informative Teledata dhe Infocube, të cilit i referohet gazeta “Der Sonntag”, në Zvicër ka tre fish më shumë shefa gjermanë të firmave se që kishte para dhjetë vitesh.
Aktualisht, sipas gazetës, në Zvicër janë mbi 50 mijë shtetas gjermanë që kryejnë funksionin e shefit në ndonjë firmë të këtushme. Në vitin 2002 ishin 16271 të tillë, shifër kjo që tregon për trefishimin e numrit të personave të kësaj kategorie.
Në kategorinë e menaxherëve studimi ka konstatuar rritjen nga 9038 që ishte në vitin 2002, në 28501 në vitin 2012. Ndërsa numri i gjermanëve në këshillat menaxhues të firmave zvicerane është rritur nga 7233 (2002) në 21992 (2012).
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër Qeveria zvicerane po synon të shtrëngojë kufizimet për daljen në pension të parakohshëm para moshës statutore... -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike -
Roche paralajmëron rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Tesla përplaset me makinë policie në autostradën A1 në Zvicër










