Shkurt.ch
Tregu evropian i veturave, në krizë
Tregu evropian ka regjistruar shitjen më të dobët të veturave në 20 vjetët e fundit.
Shoqata e prodhuesve evropianë të automjeteve (ACEA) në raportin e fundit për shitjet e këtij viti ka raportuar për rezultat jo të mirë të shitjes së automjeteve të reja në Evropë.
Para se kriza të përfshinte Evropën ishin shitur afër 20 milionë automjete, por në vitin 2013 statistikat flasin për rreth 12 milionë automjete të shitura, kryesisht për shkak të faktit se në tetë muajt e parë të këtij viti ishin shitur vetëm 7.8 milionë automjete.
Gushti ishte veçanërisht shkatërrues për shumë prodhues automjetesh.
Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, shitjet e Peugeot dhe Citroen shënuan rënie deri më 17.3 për qind, ndërsa Volkswagen Group ka regjistruar rënie prej 11.2 për qind. Markat luksoze, si Mercedes dhe BMW ndërkohë kanë shënuar rritje për nëntë për qind.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











