Shkurt.ch
Tregu i makinave po rritet, “Toyota” numër 1 në Evropë
Megjithatë, me 1.23 milion, shitjet janë dukshëm më të ulëta se në kohën e para krizës (2005-2006), kur muaji kishte rreth 1.4 milionë automjete të shitura
Tregu i makinave në Evropë në shtator kishte shënuar përsëri rritje duke regjistruar 6.1 për qind më shumë automjete të reja të shitura. Spanja kryeson listën e vendeve evropiane me numrin më të madh të automjeteve të shitura.
Sipas Shoqatës së Kompanive të Prodhuesve Evropianë (ACEA), në nivel evropian në muajin shtator janë shitur 1.23 milionë automjete në krahasim me 15.1 milionë automjete të shitura në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, raporton “Reuters”.
Megjithatë, bëhet fjalë për shitjet që janë dukshëm më të ulëta se në kohën e para krizës (2005-2006), kur muaji kishte rreth 1.4 milionë automjete të shitura.
Në Spanjë, ku shitjet janë përgjysmuar për shkak të krizës ekonomike, në këtë shtator ka pasur një rritje prej 26.2 për qind, ndërsa tregu francez kishte rritje për 6.3 për qind, Britania 5.6 për qind, Gjermania me 5.2 për qind dhe Italia me 3.3 për qind.
Edhe vendet e tjera në Evropën Jugore kishin një normë të lartë të rritjes në shitje në muajin shtator: 32.6 për qind Greqia, Portugalia 31.7 për qind, 28.9 për qind Qipro, por vëllimi i shitjes është ende i ulët.
Megjithëse tregu i makinave është ende në fazën e shërimit, prodhuesit francezë përjetuan rritje të konsiderueshme, “Reno” me 10.7 për qind, “PSA Peugeot-Citrown” me 9.8 për qind nëse bëhet krahasimi me shtatorin e 2013-ës.
Megjithatë, shumicën e automjeteve të shitura në BE e ka regjistruar “Volkswagen” me 290.500 vetura në shtator, me një rritje prej 7.9 për qind për nëntë muaj.
“Ford” është i katërti në numrin e automjeteve të shitura që nga fillimi i vitit deri në fund të shtatorit, me një rritje prej 7.3 për qind, ndërsa “General Motors” për të njëjtën periudhë ka shënuar rënie me 3.3 për qind.
“Fiat”-i italian për nëntë muaj u rrit me 2.7 për qind, prodhuesi gjerman “BMW” ka shënuar rritje prej 2.3 për qind dhe “Daimler” prej 2.1 për qind.
Rezultate të shkëlqyera arritën dhe japonezët me veturat e tyre “Nissan”, të cilat në shtator regjistruan rritje për 16.9 për qind, edhe “Toyota” në tregun e BE-së mbetet “numër 1” nga prodhuesit japonezë me shitjen e 400 mijë automjeteve për nëntë muaj të këtij viti.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?










