Shkurt.ch
Trena testues në tunelin paralel të Simplonit
SBB thotë se punët në shuarjen e plotë do të vazhdojnë deri të hënën
Në njërin nga dy tunelet paralele të Simplonit, që e kishte kapluar zjarri prej tri ditësh, kanë mbetur ende punë deri në shuarjen e plotë.
Megjithatë sot, pas qetësimit të gjendjes, janë lëshuar trenat e parë testues në tunelin paralel, atë që nuk është dëmtuar, por ka pësuar nga tymi i ardhur prej tunelit tjetër.
Vetëm pas rezultateve pozitive të këtij testimi do të vendoset se a do të lejohet qarkullimi i trenave për udhëtarë në tunelin e dytë, ka deklaruar një zëdhënës i ndërmarrjes hekurudhore (SBB).
Sipas tij, temperaturat në vendin ku ka ndodhur zjarri janë ulur dukshëm dhe aktualisht ato janë 30 gradë, njofton drs.ch. Ndërsa gjatë kohës sa vazhdonte zjarri ajo ishte ngritur deri në 800 gradë.
SBB thotë se punët në shuarjen e plotë do të vazhdojnë deri të hënën. Deri më tash për shuarjen janë përdorur një milion litra ujë.
Deri në një vendim tjetër, udhëtarët që marrin këtë rrugë duhet ta kalojnë atë me autobusë, mbi Qafën e Simplonit.
Ende vazhdon të mbetet i paqartë shkaku i zjarrit që kishte shpërthyer të enjten në një tren mallrash që po kalonte në tunelin e SImplonit.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











