Tematike
Trenat e natës në Zvicër dhe funksionimi i tyre
Përdorimi i trenave të natës rikthehet në modë
Ndonëse tashmë e disa vjet është lënë pas dore dhe është mbyllur linja e trenave të natës, kjo gjë po rikthehet përsëri në modë, përcjell albinfo.ch.
Ka qenë një vit i trishtuar për dashamirët e trenave të natës në Zvicër me shërbime të çmuara për qytetet si Barcelona, Parisi e Amsterdami.
Por, frika se trenat e natës mund të zhduken përgjithëmonë, mund të jetë ekzagjeruar, pasi që hulumtimet rezultojnë se njerëzit çdo herë e më shumë po u ikin udhëtimeve ajrore.
SBB shpreson që deri në vitin 2022 do të hapën rrugë të reja të natës, ku do të përfshiheshin Brukseli e Roma, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, politikanët zviceranë po i bëjnë thirrje qeverisë të hartojë masa për mënyrën se si mund të financohen shërbimet e ardhshme.
Por, juve nuk ju duhet të prisni disa për të hipur në një tren të natës, kjo pasi që ka një numër shërbimesh që ofrohen.
Ku mund të shkosh?
Ekzistojnë dy linja të drejtpërdrejta me natën në Gjermani, të dyja të operuara nga kompania austriake hekurudhore ÖBB.
Nga Cyrihu dhe Bazeli ju mund të udhëtoni direkt në Berlin. Treni largohet nga staticioni kryesor i Cyrihut në orën 20:00 dhe arrin në Berlin në orën 7:50 në mëngjeseni e nesërm.
Për Austrinë, gjithashtu duke përdorur shërbimet e operuara nga ÖBB, ju mund të udhëtoni në Vjenë ose Graz nga Cyrihu, pa ndryshuar trenin.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













