Shkurt.ch
Trendi aktual për iniciativat që votohen më 25 shtator
Instituti GFS Bern ka bërë një sondazh lidhur me trendin aktual të votimit të tri iniciativave që votohen më 25 shtator. Për këtë sondazh janë pyetur telefonikisht 1212 veta në periudhën 2 deri 12 gusht
Më 25 shtator populli me të drejtë vote i Zvicrës do të votojë për tri iniciativa në nivel nacional. Instituti GFS Bern ka bërë një sondazh lidhur me trendin aktual të votimit të tri iniciativave.
Po të mbahej në fillim të gushtit referendumi për ligjin e ri të shërbimit informativ, 58 për qind të qytetarëve me të drejtë vote do të votonin në favor të ndryshimit ose me tendencë nga aprovimi i këtij ndryshimi. 35% do të ishin kundër ose me tendencë nga e kundërta lidhur me këtë çështje shkruan albinfo.ch
Plotësisht të pavendosur janë shprehur 7 për qind, gjë që paraqet një ndërtim relativisht të avancuar të mendimit. Ndërsa arsyeja kryesore për këtë lidhet me faktin se rreth kësaj teme mund të formohet një qëndrim i qartë edhe pa pasur nevojë të njihen hollësitë e projektligjit, theksojnë autorët e sondazhit nga Instituti për hulumtimin e opinionit publik, GFS Bern.
Përqindjen më të madhe të mbështetësve të ndryshimit e ka FDP/PLR-ja ndërsa më të ulëtën, Partia e Gjelbër.
Baza partiake e SP, CVP dhe SVP ka qenë po ashtu me shumicë në mbështetje.
Në mesin e votuesve nën moshën 40 vjeçare, përqindja e përkrahësve ka qenë 45%.
Lidhur me iniciativën “AHV Plus” gjendja paraqitet më e baraspeshuar. Kështu, në favor të saj do të votonin 49% ndërsa kundër saj 43%, përcjell albinfo.ch Vetëm 8% në momentin e anketimit kanë qenë të pavendosur.
Nga partitë, më të vendosurit pro iniciativës kanë qenë të Gjelbrit me 70% ndërsa më të vendosurit kundër saj kanë qenë zgjedhësit e FDP/PLR-së me 59%.
Pensionistët janë 56% pro.
Për iniciativën tjetër, atë “Për një ekonomi të qëndrueshme dhe me burime eficiente” 61% do të votonin në favor nëse votimi do të bëhej në fillim të gushtit. 24% do të ishin kundër dhe 15% të pavendosur, transmeton albinfo.ch. Këtë iniciativë e mbështesin 90% të zgjedhësve të partisë së gjelbër pasi që ajo i takon kësaj partie. Por, një shumicë relative në favor e kanë edhe të gjitha partitë tjera.
Për këtë sondazh GFS Bern ka pyetur telefonikisht 1212 veta në periudhën 2 deri 12 gusht.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












