Bota
Kthimi i trenit klasik në Rusi
Një tren të moçëm me avull e kanë shijuar disa pasagjerë në stacionin Bologoye në Tverskaya, gati 350 kilometra larg Moskës në Rusi. Nisi të funksiononte kah fundi i vjeshtës së vitit 2018 dhe është treni i parë me avull që prej vitit 1976. Hekurudha prej Bolongoye deri në Ostashkov ishte ndërtuar në vitin 1907.
Përdorej si rrugë strategjike, por sot vetëm trenat dieselë-elektrikë qarkullojnë nëpër të.
Shinat e vjetër dolën të jenë të përshtatshëm për trenin klasik. Edhe pse kjo zonë ishte e bombarduar nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore, shumë prej ndërtesave historike përgjatë hekurudhës mbetën të paprekura.
Asnjëherë nuk janë modernizuar dhe janë krejt të njëjta si para 100 vjetësh kur kishte filluar epoka e trenit me avull. Më 29 shtator të vitit të kaluar, banorët përreth hekurudhës dëgjuan fishkëllimën e njohur të trenit.
Që prej shtatorit, çdo të shtunë një prej dy lokomotivave tërheq dy vagonë nga Bolongoye në Ostashkovo.
Përshkruan 113 kilometra për tre orë e gjysmë në një drejtim. Bileta kushton 300 rubi, ose 4.5 dollarë – çmim i njëjtë me trenat elektrik, por ata klasikë kanë gjëra të veçanta, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, pasagjeri dhe konduktori duhet të vishen në uniforma historike të vitit 1940. Treni është kthyer në hekurudhë nga një merakli lokal, kryetari i shoqërisë amatore të hekurudhave ruse, Alexey Voulfov.
Ish-lokomotivisti bindi kompaninë e Hekurudhave të Rusisë që t’i jepte një shans këtij treni. Ata vendosën për këtë linjë të ngadaltë hekurudhe (deri në 60 kilometra në orë), që të mos ngarkonin komunikacionin. Përveç kësaj, udhëtimi ofron pamje të bukura.
“Këtë udhëtim për herë të parë e bëra gjatë dimrit. Të dytin në pranverë, kur gjithçka po lulëzonte dhe kishte gjelbërim përreth. Kjo pamje më mbeti në zemër”, ka thënë Volufov. Trenat e moçëm po bëhen fort të popullarizuar në Rusi. Një prej muzeve më të mëdhenj të hekurudhave në Shën Petersburg ka një gjiro me trena të tillë nëpër qytet.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar
















