Tjera
Treni në Austri e lëshon fjalimin e Hitlerit, tronditen udhëtarët
Në vend të njoftimeve normale, një turmë u dëgjua duke bërtitur ‘’Heil Hitler’’ dhe ‘’Sieg Hitler’’në sistemin e altoparlantëve të trenit.
Fjalimi i Adolf Hitlerit ka tronditur udhëtarët në një tren në Austri të dielën. Fjalimi i Hitlerit u lëshua në bord.
Në vend të njoftimeve normale, një turmë u dëgjua duke bërtitur ‘’Heil Hitler’’ dhe ‘’Sieg Hitler’’në sistemin e altoparlantëve të trenit, raporton BBC, përcjell albinfo.at.
Operatori theksoi se ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente të tilla, raporton BBC.
Një pasagjer i trenit tregoi se të gjithë në tren ishin komplet të shokuar.
Një deputet i Partisë së Gjelbër, David Stoegmueller, tha se fjalimi i Hitlerit u lëshua pak para se treni të mbërrinte në Vjenë.
‘’Ne dëgjuam dy episode. Së pari ishin 30 sekonda të një fjalimi të Hitlerit, dhe pastaj dëgjova ‘Sieg Heil’‘’, tha deputeti.
Ai shtoi se stafi i trenit nuk ishin në gjendje ta ndalonin regjistrimin dhe të bënin njoftimet e tyre.
Nga stafi i Hekurudhave Austriake (ÖBB) thanë se dyshojnë se regjistrimet janë lëshuar nga pasagjerët.
‘’Ne aktualisht mund të supozojmë se njoftimet janë bërë nga personat në tren, përmes telefonëve të tyre. E kemi raportuar rastin në polici’’, thanë nga ÖBB-ja.
Bëhet e ditur se raportimi është bërë në drejtim të dy të dyshuarve.
Deputeti Stoegmueller tregoi se kishte marrë një e-mail nga një burrë që kishte qenë në tren me një zonjë të moshuar që ishte një e mbijetuar e kampit të përqëndrimit të Hitlerit. “Ajo po qante’’, ka shkruar ai në e-mail./Albinfo.at/
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












