Lajme
“Treshja” pajtohet për qeveri të zgjeruar
Burime jozyrtare diplomatike, për agjencinë INA kanë thënë se tri partitë kanë dhënë miratimin për këtë format të qeverisjes për tejkalimin e krizës, ndërkohë që pengesa mbetet LSDM. Lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikola Gruevski bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë takimit të djeshëm të liderëve të katër partive për disa minuta kanë diskutuar të vetëm si treshe, ku siç mësohet janë pajtuar për një qeverisje kalimtare përmes Qeverisë së zgjeruar.
Gruevski me Ahmetin dhe Thaçin janë ngjitur bashkë në katin e dytë të Klubit të deputetëve, ku siç thuhet kanë diskutuar mbi këtë pikë. Këto detaje janë diskutuar edhe me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Jess Baily dhe Aivo Orav. BDI dhe PDSH nuk kanë dashur të flasin për detajet e takimit të djeshëm të liderëve, duke nënvizuar se ka pasur lëvizje positive.
Jozyrtarisht përmendet hartimi i një kornize disa pikëshe, e cila do të jetë për bazë për tejkalimin e krizës politike. Katër liderët e partive miratuan dje vetëm në deklaratë të përbashkët për gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe për zhvillimin e protestave paqësore.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar qartë se kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie dhe formimin e një qeverie kalimtare, pa Gruevskin si kryeministër
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













