Lajme
Trevjetori i pavarësisë, pa manifestime institucionale
Në mungesë të krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, Qeveria nuk ka ndonjë agjendë të saktë të festimit të kësaj dite
Qeveria në largim e Kosovës me në krye Hashim Thaçin nuk ka planifikuar asnjë aktivitet të organizuar institucional për të shënuar përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë.
Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Memli Krasniqi, ka thënë se mungesa e institucioneve të reja ka bërë që ekzekutivi të mos ketë hartuar ndonjë agjendë për hir të trevjetorit të pavarësisë. “Në mungesë të krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, Qeveria nuk ka ndonjë agjendë të saktë të festimit të kësaj dite, për shkak se mungesa e institucioneve ka ndikuar në shumësinë e aktiviteteve, por megjithatë do të jenë disa evenimente për të shënuar Ditën e 17 Shkurtit”.
Krasniqi ka thënë meqë nuk është përpiluar një agjendë për punën e shënimit të përvjetorit të pavarësisë, atëherë të mos jetë ndarë asnjë fond për mbulimin e ndonjë aktiviteti.
Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008. Deri më tash Kosovën shtet e kanë njohur gjithsej 75 vende. E fundit që e ka bërë atë është Sulltanati i Omanit. Njohja nga ky shtet ka ardhur ditën e katërt të këtij muaji.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











