Jeta në Zvicër
Tri referendume nacionale dhe shumë të tjera lokale
Në rrafshin nacional, zviceranët sot do të vendosin për iniciativën 1:12, për atë të shtrenjtimit të vinjetës së autostradave dhe për Iniciativën e familjes
Sot, më 24 nëntor, në Zvicrën e demokracisë së drejtpërdrejtë zhvillohen tri referendume në nivel nacional dhe dhjetëra tjera në nivele kantonale e lokale.
Në rrafshin nacional, zviceranët me të drejtë vote do të vendosin për iniciativën 1:12, për atë të shtrenjtimin të vinjetës së autostradave dhe për Iniciativën e familjes.
Iniciativa më e përfolur është ajo “1:12” e nisur nga JUSO (socialistët e rinj). Ajo synon që dallimi në mes të pagës më të ulët dhe asaj më të lartë brenda një ndërmarrjeje të mos jetë më i madh se 1:12. E pritur me tension për shkak të ndjeshmërisë së saj, kjo iniciativë ka polarizuar shumë debatin në shoqërinë zvicerane. Sondazhet e fundit nuk i japin asaj gjasa të mira për fitore.
Iniciativa për shtrenjtimin e vinjetave për autostrada nga 40 franga sa është tash në 100 franga, është nisur me synimin që të mbushen zbrazësitë në buxhetin për mirëmbajtjen e autostradave.
Ndërsa Iniciativa për Familjen vjen nga SVP/UDC. Ajo kërkon që prindërit, të cilët kujdesen vetë për fëmijët e tyre të lirohen nga tatimet ashtu sikurse ata që fëmijët i çojnë në çerdhe.
Lidhur me referendumin “1:12”, qeveria dhe parlamenti kanë rekomanduar votimin kundër. Dhoma Nacionale e Parlamentit e ka hedhur poshtë iniciativën 130 vota kundër, 56 pro dhe 1 abstenim.
Për iniciativën e familjes po ashtu qeveria dhe parlamenti rekomandojnë hedhjen poshtë të saj. 110 deputetë kanë qenë kundër, 72 pro dhe 7 kanë abstenuar.
Ndërsa lidhur me iniciativën e shtrenjtimit të vinjetave, Qeveria dhe Parlamenti rekomandojnë të votohet. Parlamenti Nacional ka votuar me 102 vota pro dhe 87 kundër.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais











