Tematike
TRIAL kundër mosndëshkimit të kriminelëve ballkanikë të luftës
TRIAL ka filluar një projekt në rajonin e Ballkanit që ka për qëllim mbledhjen e informacionit mbi autorë të dyshuar të cilët kanë lëvizur në vende të tjera ku ata po përfitojnë nga mosndëshkimi
Shoqata zvicerane kundër mosndëshkimit TRIAL (gjykimi) prej 10 vitesh lufton mosndëshkimin e autorëve të krimeve të luftës, kundër njerëzimit dhe gjenocidit. Në këtë drejtim, kjo shoqatë ndërmerr aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu edhe denoncimin e rasteve te autoritetet e vendeve që mund të ushtrojnë juridiksion “universal” për të hetuar dhe ndjekur penalisht kriminelët e dyshuar të luftës që banojnë në territorin e tyre.
Siç shkruan TRIAL në një komunikatë të saj për shtyp, deri më sot, vende të shumta, duke përfshirë edhe Belgjikën, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Zvicrën, Britaninë e Madhe dhe vendet skandinave kanë hetuar, gjykuar dhe dënuar me sukses shkelësit të cilët kanë provuar t`i shpëtojnë drejtësisë duke ikur nga vendet e tyre të prejardhjes.
Duke u përpjekur të luajë rolin që i ka vënë vetes, për të ndihmuar viktimat që të fitojnë të drejtën e tyre, pastaj duke promovuar rëndësinë e gjykimeve të drejta dhe sundimin e ligjit dhe besimit në barazinë e të gjitha viktimave, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo shtetërore, TRIAL ka filluar një projekt në rajonin e Ballkanit. Projekti ka për qëllim mbledhjen e informacionit mbi autorë të dyshuar të cilët kanë lëvizur në vende të tjera ku ata po përfitojnë nga mosndëshkimi.
TRIAL përmes këtij projekti do të përpiqet për të mbledhur dhe analizuar informata nga viktimat, viktimat, dëshmitarët, shoqatat dhe burime të tjera të besueshme dhe të përpilojë dosjet në lidhje me autorët e dyshuar, me qëllim dërgimin e tyre tek autoritetet kompetente për hetime të mëtejshme dhe në prokurori, thuhet në komunikatën për medie të shoqatës zvicerane kundër mosndëshkimit TRIAL (gjykimi)
Personi kontaktues: [email protected] ose 387 66 830 467.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA












