Receta shqiptare gatimi
Troftë e fërguar
Peshku është i pasur me përbërës ushqimorë tepër të dobishëm për organizmin e njeriut, prandaj këshillohet të përdoret të paktën 3 herë në javë. E kanë cilësuar si ilaçin më të mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave.
• 4 peshqi nga 250 gr,
• Lëngu i ½ limonit ,
• Pak kripë dhe piper të bardhë,
• Pak miell,
• 1 vezë,
• Vaj ose gjalpë,
• 1 tubë majdanoz,
• 1 tubë qepë të reja,
• Selino,
• Kopër,
• 1-½ gotë majonezë,
• 1 lugë ajkë,
Përgatitja:
Lahen mirë peshqit,fshihen me letër kuzhine,spërkaten me lëng limoni,kripë,piper dhe kështu qëndrojnë 10 minuta.
Përmillen,kalohen në vezë,pastaj galetë dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë 8 minuta.
Vendosen në enë të shtruar me letër kuzhine që të thithet yndyra.
Jeshillëqet priten imët,përzihen me majonezë,ajkë,salcë,kripë,piper dhe, duke i përzier me kujdes,shtohet lëngu i limonit dhe shërbehen me peshqi.
Ju bëftë mirë
Të ngjashme
Të tjera nga Receta shqiptare gatimi
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë














