E-Diaspora
Trojet: Manifestim më ndryshe për Ditën e Flamurit
Ansambli “Trojet” nga Winterthuri ka sjell një atmosferë krejt ndryshe për Ditën e flamurit. Koreografi Arsim Berisha kishte përgatitur një program special me valltarët e vegjël dhe të rritur që do të mbetet gjatë në kujtimet e mysafirëve të pranishëm në po këtë qytet.
Aktorët e Teatrit “Aktrimi” nga Cyrihu dhe aktori i mirënjohur nga Kosova, Ismet Krasniqi përjetësuan në skenë ngritjen e Flamurit Shqiptar .
I gjithë programi ishte moderuar nga Fitore Vata. Pjesë e programit ishin edhe motrat Fetahu, Mentor Mushkolaj, Rrezarta Beqiri dhe Flutur Bytyqi.
Të pranishmit i ka përshëndetur zonja Shukrije Ramadani, Këshilltare për Kulturë në Konsullatën e Kosovës, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve Agim Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti.

Vjen edhe falënderimi nga Trojet
“Të nderuar bashkatdhetarë, dëshirojmë që për mes këtij postimi të falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë në koncertin tonë festiv me 24.11.2018, i cili u organizua me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Për ne ishte një mbrëmje e bukur dhe madhështore, ku mbi 500 spektatorë, shumë prej të cilëve edhe duke qëndruar në këmbë gjatë gjithë kohës, panë me vëmendje çdo pikë të programit, duke e përkrahur dhe duartrokitur. Në veçanti falënderojmë publikun, që na përcjell në çdo shfaqje tonën, në numër aq të madh. Falënderojmë të gjithë anëtaret, prindërit, miqtë, artdashësit, ata që kanë kontribuar dhe kontribuojnë që Ansambli „TROJET“ të funksionoj në këtë mënyrë si deri tani. Falënderim edhe për përfaqësuesit e shoqatave, ansambleve, LAPSH-it, znj. Shukrije Ramadani këshilltare për kulturë në konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich.








Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












