Lajme
Trotuari inteligjent që shndërron hapat në energji elektrike
Telford, një qytet në Britaninë e Madhe, ka instaluar një trotuar inteligjent, që gjeneron energji nga hapat e njerëzve dhe kjo aq sa për të karikuar falas telefonat, njoftuan mediat lokale.
Këshilli i Telford dhe i Wrekinit, në Shropshire, ka nisur projektin e ndërtimit të trotuari të teknologjisë së lartë, i cili u mundëson njerëzve të karikojnë telefonat celularë duke i shndërruar hapat e tyre në energji elektrike.
“Një ekran me energji diellore tregon sasinë e energjisë, e cila gjenerohet duke ecur në trotuar të instaluar midis stacionit kryesor të trenit dhe qendrës së Telford”, raportoi gazeta britanike “Metro”.
Trotuari prej gjashtë metrash është pjesë e një projekti prej 4 milionë stërlinash nga kompania ”Telford” dhe ”Wrekin Council”, në kuadër të masave për luftimin e ndryshimeve klimatike.
Këshilltarja Carolyn Healy tha se projekti është i vlefshëm në krijimin e ndërgjegjësimit për gjenerimin e energjisë së pastër dhe një mënyrë argëtuese për të treguar se si mund të gjenerohet energjia.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet










