Kosova
Trump: 41% e familjeve nga Shqipëria dhe 46% nga Kosova në SHBA marrin ndihmë sociale
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë publike në rrjetin social Truth Social disa të dhëna mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në SHBA. Sipas statistikave të shpërndara, 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në Amerikë marrin asistencë sociale nga shteti amerikan.
Të dhënat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku pasqyrohet përqindja e familjeve emigrante që përfitojnë ndihmë sociale, të ndara sipas vendeve të origjinës, transmeton albinfo.ch.
Në listë përfshihet edhe Kosova, ku rezulton se rreth 46% e familjeve emigrante marrin ndihmë sociale. Shqipëria renditet mbi pragun 40%, por me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, duke u pozicionuar pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.
Presidenti Trump ka përdorur këto statistika për të ilustruar nivelin e përfitimit të asistencës sociale nga komunitetet emigrante në SHBA, pa dhënë komente shtesë mbi politikat që mund të pasojnë.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër













